#rtvora
Aksioni i policisë për zgjatimin e Bulevardit të Ri ka përfunduar me shembjen e 7 ndërtesave. Në nisje të operacionit, forcat e rendit kanë shoqëruar banorët që goditën mbi policinë një ditë më parë. Situata është monitoruar dhe nga deputetët e opozitës, të cilët e kanë cilësuar të paprecedentë dhe shkelje të të drejtave.
Punimet për Bulevardin e Ri në Tiranë kanë vijuar me shembjen e objekteve që preken nga projekti. Herët në mëngjes fadromat dhe efektivë policie mbërritën në zonë për të vijuar aksionin e lënë në mes një ditë më parë. Shumë prej banorëve që rezistuan një ditë më parë u shoqëruan në komisariat. Katër të tjerë morën mjekim në spital pas përplasjeve me efektivët.
Zona u rrethua krejtësisht, duke mos lejuar askënd të afrohet në rrezen e ndërhyrjes.
Për të monitoruar situatën mbërritën edhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.
Ndërhyrja me ndalimin e banorëve që rezistuan një ditë më parë ka sjellë në zonë dhe ish-deputetët e opozitës. Jorida Tabaku e cilësoi këtë situatë të paprecendentë.
Jorida Tabaku: "Avokati i Popullit të vijë të shikojë situatën, Prokuroria të nisë hetimet për veprimet e Policisë. Banorët nuk po kërkojnë diçka që nuk është e tyre. I bëj thirrje Policisë mos të ushtrojë më dhunë ndaj nënave dhe fëmijëve të tyre. Një 76-vjeçar është goditur në kokë, po operohet në spital".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protesta-te-bregu-i-lumit-policia-shoqeron-disa-persona
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz