Report TV - Grabiten rreth 10 milion Euro në pistën e aeroportit të Rinasit, vritet një nga autorët

2019-05-27 0

Një super-grabitje ka ndodhur rreth orës 15:00 brenda në pistën e aeroportit të Rinasit, ku dyshohet të jenë marrë rreth 2 milionë euro, edhe pse shuma mund të jetë më e madhe. Policia e vënë në ndjekje të autorëve, ka mundur të vrasë një nga grabitësit, rreth 2 kilometra larg aeroportit, në rrugën e Hurmave, pasi ata kishin marrë paratë nga makina blind e transportit të parave e kompanisë private "Nazeri 2000". Autorët e tjerë kanë mundur të largohen, ndërsa është kapur edhe një furgon me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" që autorët përdorën për të kryer grabitjen. Dhe duket se pikërisht ky furgon dhe kamuflimi i grabitësve të ketë qenë "mburoja" e tyre për të hyrë në aeroport.

Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Ata dyshohet të kenë pasur informacion për vlerat monetare që do të mbërrinin në Shqipëri për një bankë të nivelit të dytë, ndërkohë që dyshohet të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë. Në ndjekje të tyre u vunë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të policisë kufitare të Rinasit. Ka pasur shkëmbim zjarri me policinë dhe gjatë këtij shkëmbimi zjarri pati një viktimë. Autori u gjet i pajetë me një armë kallashnikov me vete, tre krehëra dhe një granatë.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes. Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësi

Free Traffic Exchange