Biznesi gjerman: Emigracioni kërcënon tregun e punës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-27 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ekonomia shqiptare është zhytur në një pesimizëm të thellë në 2019-en. Ky është mendimi i bizneseve gjermane, të cilët nëpërmjet një anketimi të përvitshëm, kanë dalë në konkluzionin se situata aktuale ekonomike është përkeqësuar në raport me një vit më parë.Por edhe pritshmëritë per te ardhmen jane po kaq negative.Ajo që vihet re në këtë sondazh është fakti se nga 21 tregues, vetëm një prej tyre ka shënuar përmirësim, të gjithë të tjerët janë në rënie. Katër janë treguesit më të përkeqësuar.Faktorët e vlerësuar më negativisht janë siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave fiskale, transparenca në tenderat publik si dhe lufta kundër kriminaliteti dhe korrupsionit.Por pse ky pesimizëm kaq i madh në ekonomi? Drejtuesit të Dhomës Gjermane të Tregtisë ngrenë shqetësimin se emigracioni është fenomeni, i cili po ndikon negativisht tek forca e punës.51 % e të anketuarve  e vlerësojnë si alarmante largimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.Lidhur me këtë situatë ne kemi patur diskutime të shumta mes anëtarëve tanë, se pse ekonomia është përfshirë në këtë pesimizëm. Po të shikojnë devijimet e treguesve ato janë minimale krahasuar me një vit më parë. Ajo që ne shohim si shqetësuese është emigrimi. Ky është problemi më i madh, largimi i fuqisë punëtore të kualifikuar.Vitet e fundit ka një valë të madhe profesionistësh që po largohen nga vendi. Ajo që vërehet është fakti se po largohen ata që i përkasin shtresës së mesme, pra individë që kanë një punë në vendin tonë si mjek, infermier, inxhinier etj.

Free Traffic Exchange