Report TV - Protesta te Bregu i Lumit, reagon Veliaj: Do japim banesa sociale dhe bonus qiraje

2019-05-27 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i vendosur që të çojë deri në fund projektet madhore, siç është edhe rasti i Bulevardit të Ri, i cili është tashmë në fazën e fundit të ndërtimit të tij. ?Sot ka nisur lirimi i brezit të parë të shtëpive. Do të vazhdojmë kështu çdo ditë. Në Tiranë nuk do të lejojmë ?Astirizimin? e shoqërisë: kap një deputet budalla, gjej dhe nja dy media të politizuara dhe mbaj gjithë shoqërinë peng. 99.99% e këtij qyteti do të ecë përpara, do që gjërat të bëhen me drejtësi dhe që taksat të përdoren me kujdes?, deklaroi Veliaj.

Ai bëri të ditur se edhe për banorët që preken nga ky projekt dhe që kanë ndërtuar në gjurmën apo në shtratin e lumit do t?i ofrohet banesa sociale. ?Pyetja është: i vajte ti lumit, apo erdhi lumi te ty? I vajte ti lumit! Ajo që kemi propozuar është: Kush ka ndërtuar në shtrat të lumit, aty ku përfundon bulevardi, do marrë banesë sociale. Pra, banesë për banesë. Janë shumë herë më të mira se ato që i merr lumi. Ama, t?u marrësh lekët e shkollave taksapaguesëve sepse ke ndërtuar pa leje në breg të lumit, nuk shkon. Edhe Sali Berisha që e shkatërroi këtë shtet, edhe ai nuk i përfshiu në VKM, që s?e kishte problem fare ta shkatërronte edhe më shumë. Por, kur edhe ai pati një limit të çmendurisë së vet, do të thotë që ne të tjerët duhet ta kemi patjetër një limit. Shtëpi për shtëpi, asnjë njeri jashtë, asnjë njeri i pastrehë?, sqaroi Veliaj.

Free Traffic Exchange