#rtvora
Pasi hoqi targat CD nga konsujt e nderit dhe shkarkimit nga detyra të 28 diplomatëve, ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj ka ndërmarrë një tjetër masë ekstreme duke kërkuar dorëzimin e pasaportave diplomatike nga persona që sipas tij e mbajnë në mënyrë të pamerituar dhe mbi të gjitha në kundërshtim me ligjin.
Gjatë një deklaratë për mediat, Cakaj e përshkroi këtë vendim si një tjetër përpjekje për të sjellë drejt normalitetit shërbimin diplomatik shqiptar.
Cakaj: Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet e fuqishme evropiane. Kjo nuk është një krahasim për qëllime stilistike, por ky është një fakt.
Në shkelje flagrante edhe të këtij kuadri ligjor dhe admistrativ sot në Shqipëri ka më shumë se 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike në shpërputhje me ligjin, që hyjnë e dalin si personalitete me status të veçantë. Deputetë të mandateve të kaluara, gjykatës që nuk e kanë kaluar vettingun, deri tek shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri.
I ftoj publikisht të gjithë të bëjnë dorëzimin e pasaportave diplomatike, sepse pasaporta e tyre diplomatike do të bllokohet dhe do të shpallet e pavlefshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cakaj-350-persona-mbajne-pasaporta-diplomatike-ne-kundershtim-me-ligjin
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz