#rtvora
Më shumë pyetje për provimet e maturës shtetërore. Ky është ndryshimi që pritet të sjellë këtë vit kurrikula e re që përdoret nga gjimnazet. Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se po punohet vënien në vijë për maturën 2019, kontrollin e testeve dixhitale.
Maturantët e këtij viti, do të kenë më tepër sasi pyetjesh në provimet e tyre. Kurrikula e re që po përdoret në gjimnaze, do të sjellë edhe ndryshimin për maturantët e 2019-s. Gjatë raportimit në Komisionin e Edukimit, ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini tha se këtë vit testi do të jetë i dizenjuar ndryshe.
Shahini: Testi i gjuhës shqipe ka një tekst më të gjatë dhe nxënësi duhet të gjejë kuptimin e tekstit apo të ndërtojë diçka më tepër mbi ato çfarë i gjen në tekst më shumë sesa të japë përgjigje për njohur sic ka qenë më përpara.
Faza e parë e regjistrimit të maturantëve ka përfunduar. Për testet e reja Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini, tha se është bërë pilotimi në disa shkolla.
Gjini: Në provimet e maturës shtetërore të këtij viti maturantët do të kenë edhe një menu të listës së provimeve me zgjedhje më të shkurtër nga një vit më parë. Nëse kishim 23 lëndë me zgjedhje nga të cilat do të zgjidhnin 2 tani kanë vetëm 8 lëndë.
Kontrolli i testeve në mënyrë dixhitale po shihet si një mundësi nga ministria e Arsimit për ta aplikuar për maturantët e këtij viti.
Shahini: Po punojmë fort që kjo të realizohet në qershor, por nëse nuk e bëjmë në qershor do ta bëjmë në shtator dhe vihet në funksion vitin tjetër.
Më 7 qershor nisin provimet e maturantëve të cilat do të zgjasin deri më 24 qershor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/me-shume-pyetje-ne-provimet-e-matures
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz