#rtvora
Dy ditë reshje shiu rikthyen rrëshqitjet e gurëve nga mali mbi rrugën drejt Shëngjinit.
Por ndërhyrja e Ministrisë së Infrastrukturës në Zonën e Knallës rezulton të jetë një dështim.
Drejtuesit e automjeteve thonë se kalimi është mjaft i frikshëm, pasi ndihen të rrezikuar nga rënie e gurëve në rrugë.
Ata shprehen se për të shmangur rrezikun shpesh herë e zgjedhin një tjetër kalim ku ka rrëshqitje të vazhdueshme gurësh.
Shofer: "Nga frika e shmangim rrugën."
Administratori i Shëngjinit, Gjok Deda shprehet se investimi i realizuar për të penguar rënien e gurëve nuk është bërë siç duhet, ndaj apelon për ndërhyrje sa më të shpejtë.
Por Ministrja e Infrastrukturës, që kur në krye të saj ka ardhur Belinda Balluku ka bllokuar çdo investim në infrastrukturë, duke i lënë udhëtarët në mëshirë të fatit.
Gjok Deda: "Është një investim i pamjaftueshëm. Nuk ka mbuluar gjithë gjatësinë. Edhe pjesa që është realizuar nuk siguron mbrojtje."
Në vitin 2018 dy gra u plagosen, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u godit nga gurët që ranë nga mali, ndërkohe që me ndërhyrjen që u realizua pas kësaj ngjarje u pretendua se nuk do të ketë më problematika të tilla.
Edhe në aksin Tiranë Elbasan u vërejtën rrëshqitje të mëdha duke vënë në pikëpyetje përfundimin e punimeve brenda majit siç ka premtuar ministrja Balluku
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rikthehen-rreshqitjet-e-gureve-ne-rrugen-e-shengjinit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz