RTV Ora - “Kod heshtje” për bombën në Vlorë, përkthyesi: Nuk kam konflikte me askënd

2019-05-24 6

#rtvora
Provat e pakta në vendngjarje, mungesa e kamerave të sigurisë në zonë por edhe ?kodi i heshtjes? nga pronarët e zyrës së përkthimeve ku të hënën u vendos një pako bombë duke se e ka lënë në udhëkryq policinë e Vlorës për zbardhjen e ngjarjes që riktheu frikën e sulmeve me eksploziv në qytetin bregdetar. hetuesit tashmë i kanë varur shpresat tek gjurmët që autoret mund të kenë lënë në bombën me celular.

Pronari i zyrës ligjore në Vlorë ku u gjet eksplozivi të hënën është marrë në pyetje në polici në lidhje me ngjarjen. Orest Zhupa është shfaqur i qetë para hetuesve ku ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt personal apo profesional.

?Nuk e di nësë bomba ishte më për mua apo ndonjë person tjetër që ka zyrë atje?, citohet të ketë deklaruar përkthyesi.

Ai, sipas burimeve ka mohuar që bashkë me nënën Eleni Zhupa që punon në të njëjtën zyrë, të kenë objektivi i sulmit.

Edhe sipas policisë ata rezultojnë persona të pastër, por megjithatë po bëhen verifikime rreth shkakut të vendosjes së lëndës plasëse.

I riu e ka shtyrë policinë të përfshijë në hetim edhe dy avokatët, 2 noterët dhe përkthyesit e tjerë që kanë aktivitet në të njëjtën ndërtesë.

Por anëtarët grupi hetimor sipas burimeve nuk e mbështesin shumë këtë pistë, për faktin se bomba me telekomandë u gjet në derën e përkthyesve Zhupa.

Pakoja dyshohet se është vendosur rreth orës 13:30 në kohën e pushimit të drekës, kur në zyrë nuk ndodhej askush. Por identifikimi i autorit mbetet i vështirë për hetuesit. Asnjë kamerë sigurie mësohet se nuk sheh direkt nga zyrat, ndaj hetuesit kanë marrë pamjet në të gjithë zonën për rindërtimin e dinamikës nga momentet e largimit të autorëve.

Por kjo do të jetë e vështirë, për shkak se për vendosjen e bombës ishte zgjedhur një orar kur rruga është e shumë frekuentuar.

Hetuesit tashmë shpresojnë tek gjurmët e mundshme që autorët mund të kenë lënë në bombën artizanale e cila pasi u çaktivizua nga ekspertët xhenio katër orë pasi u zbulua. Por në tre vitet e fundit nga hetimet paraprake apo të prokurorisë, nuk është evidentuar asnjë autor i dyshuar i tritolvënieve në Vlorë dhe për pasojë asnjë dosje nuk ka përfunduar në gjykatë.

Pakoja kishte rreth 200 grame eksploziv dhe ishte e lidhur me celular, e ngjashme me ato të kapura disa ditë me parë në Lezhë, që sipas burimeve shiten me 2500 euro në tregun e zi të trafikut të armëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/bomba-me-telekomande-ne-vlore-orest-zhupa-nuk-kam-asnje-konflikt
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange