Deputetja demokrate Rudina Hajdari ishte në zonën e Bregut të Lumit në banesat të cilat po shemben për t'i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Ri. Ajo u takua mebanorët e Bregut të Lumit, banesat e të cilave janë prishur pasi preken nga projekti për zgjatimin e Bulevardit të Ri.
Gjatë takimit që pati me ta Hajdari tha se kjo çështje duhet të çohet deri në Gjykatën e Strasburgut.
?Ju nuk keni faj. Ne duhet të gjejmë një mënyrë që këtë çështje ta çojmë deri në Gjykatën e Strasburgut. Do ta çojmë në Gjykatën e Tiranës, Gjykatën e Apelit dhe jam e sigurt që do fitoni.
Unë e di që ju nuk keni forcë tani, por duhet pak gjakftohtësitë, që kjo mos i ndodhë më familjeve të tjera.
Kjo nuk është hera e parë që policia shemb banesat në këtë mënyrë barbare. Duhet të gjejmë mënyrën për ta zgjidhur.?