RTV Ora - Policia e nxori me gaz lotsjellës nga banesa, banorja: Ishte luftë si në nëpër filma

2019-05-24 1

#rtvora
INUK dhe policia kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Bregut të Lumit për të shembur banesat që preken nga projekti i Bulevardit të Ri.

Pronarja e një prej banesave që u prish tha se aksioni dhe përballja me policinë ishte si një luftë në filma.

Zonja Fitore tha se policia përdori gaz lotsjellës për ti nxjerrë nga banesa. Ndërsa nuk lejoi banorët e tjerë ti mbronin.

Banorja: "Ishte luftë si nëpër filma. I larguan, nuk i lejuan banorët e tjerë të lagjes të na afroheshin tek shtëpia për të na mbrojtur. Ne ngelëm në tarracë. Na hodhën helmin (gazin lotsjellës). Burri e mori policia, mesa di është në spitalin ushtarak. Nuk kam folur me të jam marrë me policinë."

Ajo tha se i kërkoi dy ditë kohë policisë për të nxjerrë orenditë nga shtëpia. Por kërkesa e saj nuk u pranua dhe INUK shembi banesën duke shkatërruar gjithçka.

Banorja: "Policia erdhi në orën 06:00. Shkatërroi gjithçka, më prishën frigoriferin. Kush mban përgjegjësi? I thashë na jepni dy ditë kohë të nxjerrim orenditë jashtë, por nuk pranuan policia dhe INUK-u. Banorët i larguan me gaz lotsjellës. Do rri në rrugë ose do shkoj tek bashkia të më gjej Erion Veliaj shtëpi, ose të vras Erion Veliaj, nuk kam ku të shkoj."

Ndërsa theksoi se iu është bërë vlerësimi i banesës por nuk kanë marrë lekët.

Banorja: "I jemi lutur për dëmshpërblimin, e kemi hedhur në proces legalizimi. Por nuk pritën vendimin e gjykatës, sollën fadromat.

Eshtë gjithë kjo pasuri që është prishur. I vlerësuan vetë dhe nuk na i dhanë lekët. Por nuk jemi dëmshpërbluar. Por i kanë marrë për vete."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-e-nxori-me-gaz-lotsjelles-nga-banesa-banorja-ishte-lufte-si-ne-neper-filma
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange