Kryepolici Artan Cuku shpallet 'Dëshmor i Atdheut', Lleshaj: U vra në mënyrë të pabesë

2019-05-24 0

Dy vjet pas vdekjes, shpallet "Dëshmor i Atdheut" kryepolici i vrarë në hyrje të shtëpisë së tij në Tiranë, Artan Cuku. Ish-drejtuesi i lartë i policisë, u vra më 8 prill të vitti 2017 në një atentat nga vrasës me pagesë në hyrje të pallatit të tij, në rrugën e "Kosovarëve"pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Një vit pas ngjarje Bashkia e Dibrës e shpalli Qytetar Nderi.

"Tani ishte njeri me surpriza, një njeri gazmor, ishte një baba që kur dilte në darkë më familjen, nëse kishte muzikë në sfond ai ngrihej të kërcente me vajzën, këndonim të katërt. Për 6- vjetorin e martesës kishte bërë një pakt me prindërit e mi që të kujdeseshin dy ditë për vajzat. Kishte përgatitur një udhëtim në Venecia, dhe avioni nisej në 3 të mëngjesit,e pashë që nxori valixhen, e pyeta ku do shkosh ti sepse e dija që nuk kishte më udhëtime pune, e me thotë: kemi vetëm 30 minuta kohë, se ne do ikim diku për 6-vjetorin e martesës", shprehej Marjola, bashkëshortja e Artan Cukut në një dokumentar bërë për të, prezantuar një vit më parë.

Për vrasjen e Artan Cukut në 8 prill 2017 pranë banesës së tij, policia e shtetit arrestoi Mikel Shallarin, vrasës me pagesë, ndërsa porositësi ishte Bledar Jambelli, i arrestuar në Greqi në pritje të ekstradimit.