RTV Ora - Brahimllari: Policia po ushtron dhunë mbi banorët, u nxorrën jashtë me gaz lotsjellës

2019-05-24 1

#rtvora
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari denoncoi terrorin, sipas tij, që policia po ushtron mbi banorët e Gregut të Lumit.

Në një deklaratë për mediat, Brahimllari tha se policia ka hyrë në banesa që në orët e para të mëngjesit të së martës dhe ka hedhur gaz lotsjellës brenda banesave, duke nxjerrë me dhunë gra, fëmijë e të moshuar.

Ai tha se ndaj banorëve po ushtrohet dhunë dhe presion, ndërsa i janë sekuestruar edhe celularët.

Endrit Brahimllari: "Jemi njoftuar në orën 5:30 nga banorët e Bulevardit të Ri që po bëhej nga policia politike e Edi Ramës, për të shembur shtëpitë e banorëve. Është ushtruar terror dhe presion policor nga përfundimi i aksionit të ditës së djeshme, për gjithë natën dhe sot në mëngjes forcat e policisë dhe të ndërhyrjes së shpejtë të pajisur me gaz lotsjellës, me skafandra policie, me shkopa gome, me gjithë armatimin e nevojshëm të denjë për një luftim ushtarak kanë rrethuar zonën, janë futur me dhunë.

Kanë hedhur gaz lotsjellës brenda në banesa ku ka pasur fëmijë të vegjël, gra dhe të moshuar që janë në spitalin ushtarak me probleme serioze si pasojë e dhunës së policisë dhe gazit lotsjellës, që policia e Edi Ramës hodhi mbi banorët.

Duket qartë se është qëndrim i poshtër i Edi Ramës, ku policia me skema tipike ushtarake rrethon banorët që kërkojnë të drejtën e tyre. Pasi policia rrethoi me një perimetër kaq të madh, nuk la gazetarët të shkojnë afër. Ka banorë të ngujuar. Policia po ushtron dhunë dhe presion. Policia u ka sekuestruar celularët banorëve."

Brahimllari tha se banorëve iu është nxjerrë shpronësimi dhe vlera e pronës, por nuk kanë marrë paratë.

Endrit Brahimllari: Rama i ka nxjerrë shpronësimin, i ka bërë vlerën e matjeve. Tani thjesht ti japë banorëve atë që u takon. Banorët kërkojnë të dëmshpërblehen ashtu siç ia ka bërë vlerën Edi Rama dhe Erion Veliaj pas matjeve.

Ai shtoi se Lleshaj do jetë koka e parë e turkut e Edi Ramës.

Endrit Brahimllari: Sandër Lleshaj do jetë koka e parë e turkut e Edi Ramës. Sandër Lleshaj ti bëjë llogaritë mirë sepse nuk mundet me skema tipike ushtarake të dhunojë banorët e këtij vendi. Po sikur gjithë qytetarët ti shkojnë në shtëpi dhe si do e presë ai këtë gjë. Çfarë bën prokuroria e përgjithshme në zyrë? Thjesht është noterja e Edi Ramës? Prokuroria të hetojë sesi policia ka dhunuar banorët e zonës. Pse Rama nuk vjen këtu të bashkëqeverisë me qytetarët.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/brahimllari-policia-po-ushtron-dhune-mbi-banoret-hodhen-gaz-lotsjelles-ne-banesa
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange