Basha në video-live duke akuzuar qeverinë, por vetë shkel rregullat e qarkullimit

2019-05-24 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë gjithë kohës akuzon qeverinë për shkelje, jo vetëm në mitingje, por edhe në video-live nga makina gjatë lëvizjeve nga njëri qytet në tjetrin, por sot është kapur 'mat' vetë. E ndërsa si kryetar i opozitës përveçse si alternativë, duhet të jetë shembull, Basha ka shkelur rregullat e qarkullimit.

Gjatë kthimit nga Kukësi për në Kurbin për të takuar simpatizantët për protestën e 13 prillit, të cilët po e prisnin me makina me flamuj dhe brohoritje, lideri demokrat nga entuziazmi ka shkelur gjithë kohës rregullat e qarkullimit.

Në videon e publikuar nga vetë Basha, ai duket teksa bën parakalim të gabuar (aty ku është vijë e pandërprerë që në mënyrë kategorike ndalohet se është burim aksidenti) ndërkohë që ka rrezikuar disa herë duke dalë në korsinë e kundërt, teksa përballë i vinin makina të tjera që ishin në korsinë e tyre, por gabim gjatë gjithë kohës ishte lideri i opozitës...