#rtvora
Largimi i diplomatëve të karrierës dhe vendosja në detyrë i studentëve ekselentë shihet me shqetësim prej Këshillit të Ambasadorëve. Në një deklaratë për mediat i kujtojnë Ministrit Gent Cakaj se edhe këta studentët duhet të nisin fillimisht karrierën pasi vetëm arsimi nuk është i mjaftueshëm. Madje veprime të tilla konsiderohen shkelje ligji.
Këshilli i Ambasadorëve ka kërkuar nga Ministri i Jashtëm Gent Cakaj të respektojë ligjin sa i përket rekrutimeve në diplomaci. Duke komentuar thirrjen për punësimin e studentëve ekselentë, KASH shprehet se Shërbimi Diplomatik ka nevojë të konsolidohet me diplomatë karriere, që i promovon dhe i mbron ligji dhe jo për prurje nga jashtë pa respektuar ligjin.
Përjashtim nuk mund dhe nuk duhet të përbëjnë as edhe studentët ?ekselentë?.
Një student i shkëlqyer, apo siç e konsideron MEPJ, ?ekselent?, është thjesht një student që ka mbaruar studimet dhe që duhet të motivohet të aplikojë për të filluar karrierën e tij sektoriale apo akademike.
Madje në deklaratë thuhet se vetëm eksperienca, vlerësimet në punë dhe karriera në shërbimin e jashtëm janë kriteret themelore që duhen marrë në konsideratë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/diplomacia-nuk-eshte-estetike-ambasadoret-ekselentet-duhet-te-nisin-fillimisht-karrieren
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz