Pukë/ Digjen burrë e grua, gjyshi: Si shpëtuam nga dritarja me 4 fëmijët: E thirra o Petrit

2019-05-24 0

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Pukë, ku nga djegia e shtëpisë kanë humbur jetën burrë e grua. Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ?Va Shënkoll? të fshatit Breg, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mengjesit të kësaj të hëne.

Ndërkohë 4 fëmijët dhe dy gjyshërit e tyre kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, të cilët janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar, duke marrë vetëm dëmtime të lehta. Madje burime për Report TV bëjnë me dije se fëmija më i madh 15 vjeç, ka arritur të shpëtojë nga flakët gjyshen e e cila ishte e paralizuar dhe nuk mund të ecte dot.