Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas mbledhjes së Kryesisë, pasdite është zhvendosur në veri dhe verilindje të vendit në disa takime me strukturat në Kukës, Has dhe në Tropojë, ku ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 13 prillit para selisë së qeverisë në orën 18:00.
"E shtuna e 13 prillit do të jetë goditja e fortë ndaj Edi Ramës, e hajdutëve dhe e oligarkëve, zgjedhje te parakohshme. Qytetarët po përgatiten për një bashkim mbarëkombëtar, për ti hapur rrugë Shqipërisë europiane, zgjidhje politike" deklaroi ai.