#rtvora
Ka përfunduar në Gjykatën Administrative debati mes anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi dhe Autoritetit të Dosjeve. Sheshi ka kërkuar shfuqizimin e vendimit që e ka cilësuar atë ish-sigurims. Vendimi pritet të jepet në 12 prill.
Gjykata Administrative do të shprehet në 12 prill për kërkesën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi, i cili ka paditur në Gjykatën Administrative Autoritetin e Dosjeve, dhe i kërkon të shfuqizojë vendimin ku ai konsiderohej si pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.
Padia është regjistruar në Gjykatën e Shkallës së Parë Administrative, në datën 8 mars, ndërsa anëtari i KLP-së, i cili ka mohuar të ketë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, kërkon ?shfuqizimin e aktit administrativ, Vendim nr. 12, datë 22.01.2019 i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit?.
Prokurori pretendon se akti në fjalë ka cënuar të drejtat dhe interesat e tij, ndërsa e konsideron konstatimin e Autoritetit si të pavërtetë.
Padia ka kaluar në gjykim në datën 28 mars dhe po shqyrtohet nga gjyqtari Emiljano Ruli.
Në seancën e zhvilluar këtë të hënë palët kanë paraqitur argumentat e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjyq-dosjen-e-sigurimit-sheshi-kerkon-shfuqizim-te-vendimit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz