Pas çmimit nga Komisioni Europian, si qyteti më mikpritës për komunitetin rom, Tirana përzgjidhet edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një nga qytet që ka bërë më shumë për zgjidhjen e çështjes së mbingarkimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin ?Dita e qyteteve? që u organizua sot nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën, me seli në Gjenevë, në fokus të të cilit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve, njohurive dhe praktikave të mira planifikimit të suksesshëm që bëjnë bashkitë për të përmirësimin e cilësisë së jetës të qytetarëve të tyre.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj bëri një prezantim të nismave kryesore të Bashkisë së Tiranës, që synojnë ta bëjnë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm, duke nisur nga strehimi, rritja e qëndrueshmërisë urbane dhe përballimi i fatkeqësive natyrore, plani i veprimit për një qytet të gjelbër, krijimi i pyllit orbital, përdorimi i mjeteve të zgjuara për promovimin e trashëgimisë kulturore, rigjallërimi i festave lokale, si dhe ndërtimi i një infrastrukture moderne arsimor, që nga çerdhet, kopshtet, e deri te shkollat. Veliaj tha se pas rikonstruksionit të të gjitha çerdheve dhe kopshteve, Bashkia e Tiranës ka vijuar punën me rikonstruksionin e shkollave ekzistuese, si dhe ndërtimin e shkollave të reja, për t?i dhënë një mundësi arsimimi më të mirë brezit të ri dhe për të zhdukur një herë përgjithmonë mësimin me dy turne.