http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i BE Luigi Soreca është shprehur se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik të autoriteteve përgjegjëse.Ai ka vënë theksin se është shumë i rëndësishëm sistemi elektronik i deklarimit të pasurisë, pasi është një tregues se Shqipëria e ka marrë seriozisht luftën kundër korrupsionit.?Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot e shoqërisë janë më të mëdha. Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen. Por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë. Shfarosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Kryesisht është sfidë për qytetarët dhe institucionet, por jo vetëm. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.Shqipëria po tregon se luftën kundër korrupsionit, e ka seriozisht. Kjo është e rëndësishme edhe për zhvillimin e vendit. ?Ndërkohë kujtojmë se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE.