RTV Ora - Shqipëria 29 vite në tranzicion, Kadia: Reformat nuk kanë pasur mbështetjen e qytetarëve

2019-05-24 0

#rtvora
Sjellja e politikanëve në 29 vite si dhe mungesa e alternativave ekonomike janë shkaqet që Shqipëria mbetet ende një vend në tranzicion. Në kuadër të konferencës ndërkombëtare ?Free Market Road Show? ekonomistë, studiues, pedagogë dhe studentë kanë trajtuar problemet që janë hasur në tre dekada si dhe situatën në të cilën gjendet vendi.

29 vite pas rrëzimit të sistemit komunist, demokracia në Shqipëri mbetet ende e brishtë.

Ekonomistë, studiues, pedagogë dhe studentë kanë trajtuar problemet që janë hasur në tre dekada si dhe situatën në të cilën gjendet vendi.

Eksperti i ekonomisë, Besart Kadia, ka vendosur theksin tek reformat, për ndërrmarjen e të cilave politikanët shqiptarë nuk kanë vizion.

Besart Kadia: Që reformat të kenë sukses, institucionet duhet të kenë parasysh tre faktorë kryesorë: E para, lidership vizionar.E dyta, politika ekonomike koherente me njëra-tjetrën gjatë procesit të transformimit. Dhe e treta, mbështetjen popullore për reformat që po ndërmerren. Edhe sikur të kemi pasur variantin e parë, politika vizionare, kemi dështuar në politika koherente dhe mbështetje popullore për reformat.

Pedagogët Rezart Prifti dhe Adri Nurellari u shprehën se demokracia nuk është konsoliduar ende dhe se nevojiten alternativa të reja në ekonomi e politikë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-29-vite-ne-tranzicion-kadia-reformat-nuk-kane-pasur-mbeshtetjen-e-qytetareve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz