Të futur në borxhe, marrin ndihmë nga shteti dhe bëjnë luks. Kjo vlen për një pjesë të kryetarëve të komunave që i gëzojnë këto privilegje. E keqja është se pushteti qendror, që ishte paralajmëruar të mos i japë 50 milionë euro për borxhet e komunave, nuk ka mekanizëm për t?i dhënë fund sjelljes së këtillë të bosëve lokal.