Pukë/ Digjen burrë e grua, gjyshi: Si shpëtuam nga dritarja me 4 fëmijët

2019-05-24 1

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Pukë, ku nga djegia e shtëpisë kanë humbur jetën burrë e grua. Petrit dhe Dava Ndoj, respektivisht 46 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, në momentin kur shtëpia e tyre, në lagjen ?Va Shënkoll? të fshatit Breg, është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mengjesit të kësaj të hëne.

Ndërkohë 4 fëmijët dhe dy gjyshërit e tyre kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, të cilët janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar, duke marrë vetëm dëmtime të lehta. Madje burime për Report TV bëjnë me dije se fëmija më i madh 15 vjeç, ka arritur të shpëtojë nga flakët gjyshen e e cila ishte e paralizuar dhe nuk mund të ecte dot.

Fëmijët të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Nga të dhënat e para mësohet se alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë Pal Gjoni 82-vjeç, i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. Trupat e pajetë të çiftit të bashkëshortëve u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma.

"E thirra djalin 10 herë, o Petrit...por ai kishte mbaruar". Pal Gjoni 82 vjeç, nuk ka mundur të shpëtojë dot djalin e tij. Në një prononcim për mediat pas ngjarjes së rëndë, ai tregon se dëgjoi zhurmën që po shkaktonin tjegullat teksa thyheshin nga zjarri. "Dola në korridor dhe pashë që kishte marrë flakë kati i dytë. Thirrja djalin 10 herë o Petrit, por kishte mbaruar punë. Thirrja nusen por edhe ajo kishte mbaruar punë. Kam dalë me fëmijët, pastaj dolën për dritare. Kërciti llamarina por shpëtuan pa gjë. Më keq për mua nuk ka", shprehet ai.

Free Traffic Exchange