Prokuroria kerkon 18 vjet burg për Balilin

2019-05-24 3

?12 vite heqje lirie ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për Kelmend Balilin. Pas tre seancash që shtyheshin për mungesë të avokatit, prokuroria ka mundur të lexojë pretencën ku argumentoi se i pandehuri është i përfshirë në trafikun e 678 kilogramëve kanabis nga Saranda në Greqi. Balili nuk ka reaguar gjatë leximit të kërkesës së prokurorit, ndërsa seanca radhës, ku pritet edhe vendimi i gjykatës, u caktua për në datë 23 Prill.

Pretenca u lexua nga prokurori Eneid Nakuçi, i cili kërkoi 18 vite burg për të ashtuquajturin ?Eskobari i Ballkanit?. Por duke qenë se ndaj tij është pranuar gjykim i shkurtuar, përfundimisht prokurori kërkon dënimin me 12 vite.

Në leximin e konkluzioneve, prokuroria argumentoi dhe tre akuzat e tjera, grup i strukturuar kriminal, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas hetimeve është faktuar se 47-vjeçari ka bashkëpunuar me disa shtetas grekë dhe shqiptarë, për trafikun e drogës, destinacioni i së cilës ishin vendet e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, sipas prokurorit, Balili dhe familjarët e tij kanë fshehur pasurinë duke mos e deklaruar saktë atë dhe disa llogari dhe prona nuk justifikoheshin.

Prokuroria sqaroi se një shumë prej 30 mijë eurosh në llogarinë e bashkëshortes së Kelmend Balilit nuk justifikohej. Ndërsa tre ditë më parë, prokuroria i kërkoi Gjykatës së Krimeve të Rënda konfiskimin e pasurive të Kelmend Balilit, vlera e të cilave është miliona euro.

I është kërkuar gjykatës që në favor të shtetit të kalojë kompleksi turistik ?Santa Quaranta?, i cili ndodhet në bregdetin e Sarandës, 27 mijë metra katrorë truall, 23 apartamente dhe një njësi tregtare 120 metra katrorë. Edhe këto ndodhen po në qytetin bregdetar.

Sipas hetuesve, këto prona janë produkt i aktivitetit kriminal ku është përfshirë Kelmend Balili dhe kryesisht trafikun e drogës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange