Një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse është gjetur mesditen e sotme në derën e një zyre ligjore në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Hajro Çakërri" , pranë Gjykatës së rrethit Vlorë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije për gazetarin Armand Xhelili se pakoja e dyshimtë është gjetur në katin e dytë të banesës, pranë zyrës së Eleni Zhupës, me profesion përkthyese ligjore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.