RTV Ora - Malaj: Ekonomia ka nevojë për më shumë konsum dhe më shumë investime

2019-05-24 0

#rtvora

Ekonomia shqiptare do të shkojë drejt ngadalësimit e ndikuar nga situata energjetike, kriza politike dhe mungesa e investimeve.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj deklaroi se tensionet politike ulin investimet, konsumin, si dhe çojnë të rinjtë drejt emigrimit.

Malaj: Të sensibilizohen politik bërësit për konsensus dhe marrëveshje të domosdoshme, me të cilat ulet risku politik në një vend. Në një shtëpi që ka sherr nuk mendon njeri as për mirërritjen e fëmijëve dhe as për investimet e familjes. Dhe në mënyrë simetrike, në një vend që sherri politik sa vjen dhe rritet individët janë më skeptikë, të rinjve u vritet shpresa dhe në vend që të rrinë dhe të angazhohen për të mbrojtur vendin e tyre, e braktisin atë dhe ky është një fenomen social që ndodh edhe në vendet e tjera.

Malaj sugjeron që të merren masa për të krijuar institucione më të forta ligjore.

Malaj: Të kemi një rritje më të lartë, por rritje të orientuar nga eksportet. Në mënyrë që të jemi sa më konkurrues ne duhet të kemi një rritje ekonomike duke shëndoshur institucionet e funksionimit të shtetit ligjor, në mënyrë që sektori privat vendas edhe i huaj të ketë sigurim për të marrë sa më shumë risk, sepse ekonomia ka nevojë për më shumë konsum dhe më shumë investime.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/malaj-ekonomia-ka-nevoje-me-shume-konsum-dhe-me-shume-investime
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz