#rtvora
Eksportuesit shprehen se kanë mbi 6 muaj që nuk kanë marë rimbursimet. Zef Shtjefni, përfaqësues shoqatës së eksportuesve dhe prodhuesve, deklaron se gjatë vitit të fundit pagesat janë përkeqësuar ndjeshëm. Sipas Shtjefnit kjo problematikë po dëmton ndjeshëm biznesin vendas.
Rimbursimi i TVSH-së për bizneset shqiptare është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit.
Pas shqetësimit të ngritur nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për këtë çështje, eksportuesit bëjnë me dije se tashmë kanë mbi 6 muaj që nuk marrin pagesat që i takojnë.
Zef Shtjefni: Jemi shumë larg asaj që duhet të jemi. Vonesat në fabrikat tona mund të jenë nga 6 muaj në një vit. Janë përpjekur që të përmirësojnë sistemet, ti fusin online.
Zef Shtjefni, përfaqësues i shoqatës së eksportuesve dhe prodhuesve, shprehet se vonesat dëmtojnë ecurinë e biznesit vendas.
Zef Shtjefni: Rimbursimi i TVSH për prodhuesit vendas është jetik. Jo vetëm që nuk duhet të diskutohet, por duhet të jetë në kohën e duhur.
Eksportuesit kërkojnë që të gjendet një zgjidhje sa më parë, duke i kaluar të gjitha transaksionet online.
Zef Shtjefni: Ne nuk e kemi futur në sistem. Në Shqipëri ekziston inspektori që duhet të vijë fizikisht. Kjo prodhon vetëm korrupsion.
Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar rezulton se deri në tetor të 2018 qeveria ka për ti kthyer bizneseve 14.4 mld lekë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rimbursimi-i-tvsh-se-me-vonese-eksportuesit-mbi-6-muaj-qe-nuk-marrim-parate
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz