Në pjesën e tretë të "Mirëdita Mësuese", mësuese Anjeza ka trajtuar numërorët, të cilët si pjesë e ligjëratës marrin gjininë dhe numrin e emrit që tregojnë, por sa të saktë jemi gjatë përdorimi të tyre në numrn shumës? Rregullat na i tregon mësuese Anjeza Shatku e cila tregon gjithashtu edhe emrat në gjuhën shqipe që formohen nga mbiemrat. Diçka që e ngatërrojmë shpesh është edhe përdorimi i nyjes ?të? dhe ?së?, dallimin midis të cilave, si dhe përdorimin e drejtë të tyre na i tregon mësuese Anjeza. Në këtë mësim të tretë mësojmë gjithashtu edhe lakimin e përemrave vetorë të numrit shumës ?ne? dhe ?ju? si dhe përdorimin e trajtave të shkurtra të përemrit vetor. Sa i përket huazimeve, mësuese Anjeza tregon gjegjëset në shqip të fjalës "prezenca" dhe përdorimet e saj në gjuhën shqipe.