Ka ardhur koha, që shqiptarët të kenë presidentin shqiptar, ndërsa kjo do të dëshmohet më 21 prill. Kështu ka deklaruar në Strugë, kandidati për president Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA. Ai deklaroi se zgjedhja e presidentit shqiptar është e vonuar shumë, pasi 40 vite në komunizëm dhe 30 vite pas komunizmit të tjerët vazhdojnë ti duan shqiptarët si qiraxhi.