Basha me fermerët në Kavajë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha e ka quajtur heqjen e rimbursimit të TVSH-së për fermerët si një akt kriminal të qeverisë.Në një takim të zhvilluar me fermerët e Luzit të Vogël, Basha akuzoi qeverinë se ka si synim falimentimin e fermerit shqiptar dhe nxitjen e importit.?Akti I fundit I heqjes së rimbursimit të TVSH-së, është akti më kriminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vet. Rimburson vetëm 6 përqind. Çfarë do të thotë kjo? Le të marrim qumështin, meqë është dhe kriza e fundit. Kjo do të thotë që grumbulluesi I qumështi ose duhet ta shesë 14 përqind më shtrenjtë produktin në treg dhe të konkurojë me qumështin e importit, ose duhet ta subvensionojë vet, pra të ulë fitimin e vet, që është kundër llogjikës ekonomike. Ose më e thjeshta për fat të keq, të vijë tek ju e të ju thotë: sa e ke qumështin, 600? Jo do ta marr 450! Sepse nuk I marr dot lekët mbrapsht nga TVSH-ja. Kush e mendoi këtë skemë dhe për çfarë arsye?! E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin. Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri I vendit. Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal. Aty ku duhen hedhur jo produktet tuaja, por duhet hedhur ky pushtet I korruptuar.?