Sërish tensione në Greqi, emigrantët përleshen me policinë - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mijëra refugjatë janë përleshur me policinë greke, e për pasojë dhjetëra prej tyre kanë mbetur të plagosur, mes te cilëve edhe fëmijë. Policia e vendit fqinj është detyruar të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.Për të tretën ditë radhazi, qindra emigrant iu drejtuan kufirit me Maqedoninë e Veriut.Sipas mediave greke, pas shpërndarjes së lajmit të rremë përmes rrjeteve sociale për rihapjen e kufirit, vetëm në Selanik u mblodhën rreth 2 mijë emigrante të cilët ishin gati të braktisnin çadrat në Greqi për tu nisur drejt kufirit me Maqedoninë.Autoritetet greke vendosën në gatishmëri mijëra efektivë policie për të penguar lëvizjen e refugjatëve, ndërsa qeveria bëri të qartë se nuk ka asnjë kufi të hapur mes dy vendeve.Mediat greke shkruajnë se ekzistojnë shumë njerëz në kampet e refugjatëve të cilët duan të provokojnë tensione duke përdorur gratë dhe fëmijët refugjatë, në mënyrë që të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut në drejtim të Europës.