www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN; 12 vite më parë, Zhuljeta ka humbur aksidentalisht bashkëshortin. Ajo i rriti e vetme tre fëmijët e saj, por vështirësinë më të madhe e pati me Anxhelën pasi që në lindje, kuptoi se ajo ishte me aftësi ndryshe. Por tani që është rritur dhe është maturante e pret të vazhdojë universitetin ka deshirë që t?i japë kurajo për të vazhduar përpara. Ajo nuk e di që pjesë e këtij mesazhi do bëhen dhe miqtë e Anxhelas dhe një personazh shumë i dashur për të?
?Burri bleu një varkë pasi ishte peshkatar në liqenin e Pogradecit. Mori benzinë, por ishte e turbullt dhe e kullonim në kuzhinë. Ai vjen në shtëpi, kishte ethe dhe i them të vendosë rezistencën pa u menduar, shpërthen flaka. Shkova në spital, por gjatë kësaj kohe isha shtatzënë. Doktori më thotë je rëndë, e lind vajzën 8 muajshe dhe ndërron jetë. Pa menduar që antibiotiku vazhdonte ndikimin në trupin tim duke dashur një vajzë. Më vonë lind Anxhela pa gjymtyrë dhe doktorët, infermieret më thonë mos i jep për të pirë dhe do vdesë, por unë mora vëllain dhe dal nga spitali. Fëmijët qanin dhe më thoshin e kemi motër, do kujdesemi ne për atë. Një ide ishte ta linim në jetimore, Shkodra ishte larg dhe doja ta shikoja sa herë të doja dhe shkuam në Korçë. Aty njëri nga djemtë ulet në gjunjë dhe kërkon të mos e lëmë motrën në jetimore. Vendosëm ta mbanim dhe kthehem në shtëpi, fëmijët më pushtuan me lot gëzimi në sy. Burri punonte në peshkim dhe vajza filloi të ecte me paterica dhe proteza. Në Nëntor, burri u mbyt në liqen, Anxhela nuk eci më dhe u mbyll në dhomë. Ika azilante në Gjermani me shpresën që asaj t?i vendoseshin proteza dhe ajo do ecte. Ishte gjithçka gati, na transferuan në një qytet tjetër, u pranua azili, por më pas na vjen një letër tjetër që nuk pranoheni, sepse Shqipëria nuk është një vend në krizë ekonomike??
Në studion e programit ?E Diela Shqiptare? vijnë edhe miqtë e Anxhelës, të cilët tregojnë se miqësia e tyre do vazhdojë, edhe pse do marrin degë të ndryshme në universitet. Ata gjithashtu tregojnë se asaj i pëlqen shumë muzika dhe këngëtari i preferuar është Elgit Doda, i cili ka ardhur për t?u bashkuar surprizës së ?Ka Një Mesazh Për Ty?.
Ardit Gjebrea: Çfarë mendove teksa dëgjoje ?
Elgit Doda: Po dëgjoja historinë edhe asgjë nuk është për t?u mëshiruar. Kjo vajzë është forcë për çdo njeri që e shikon, inspirim dhe ndjeshmëri të lartë.
Elgiti maskohet si kameraman i rubrikës ?Ka Një Mesazh Për Ty? dhe i afrohet Anxhelës për ta surprizuar, e cila përlotet sapo e shikon.
Anxhela është një shembull frymëzimi për mirësinë dhe karakterin që ka. Sot ajo kishte afër njerëzit më të dashur të zemrës nga familja, shoqëria dhe nga bota e spektaklit. Elgit Doda & Ilger i bënë akoma më të bukura dhe reale emocionet e Anxhelës e të pranishmëve në studio.