Ata janë dy personazhe të njohur të botës së showbizit shqiptar. Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi janë ndër çiftet që ngjallin kuriozitet për publikun.
Mbrëmjen e sotme reperi ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Marinën. ?Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë?? Kjo ishte pyetja që drejtuesi i ?Xing?, Ermal Mamaqi i drejtoi reperit. Por ai u përgjigj duke thënë se ashtu si ai edhe Marina nuk pëlqen të dalë nëpër intervista, ndërkohë që në lidhje me televizionin tha se moderatorja është tip që zgjedh shumë dhe se e ka të vështirë të vendosë.
Ermal Mamaqi: Një pjesë e rëndësishme e jetës tënde është edhe zonja e parë, Marina.
Getoar Selimi: Faktikisht gratë janë para të gjithëve ne.
Ermal Mamaqi: Ç?bëhet me Marinën? Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë? Se ju kosovarët thoni se gratë duhet të rrinë në shtëpi.
Getoar Selimi: Jo, jo na ka dalë nami kot, s?është ashtu. Unë dhe Marina kemi gjetur njëri-tjetrin, jemi njëlloj. Ajo edhe më herët nuk është se ka dalë nëpër intervista.
Ermal Mamaqi: E kam fjalën nuk po merret me televizion këto kohë.
Getoar Selimi: Ajo është tip që zgjedh shumë, e ka të vështirë të vendosë, të zgjedhë diçka./tvklan.al