Banorët e fshatit Kolonjë të Gjirokastrës, kanë protestuar këtë të shtunë në qendër të fshatit të tyre kundër projektit për ngritjen e një hidrocentrali. Banorët shprehen se qeveria shqiptare duhet ta anullojë plotësisht ndërtimin e tij dhe jo vetëm ta pezullojë atë. Sipas tyre ndërtimi i HEC-it rrezikon të lërë fshatin pa ujë, pasi do të shfrytëzohet i gjithë burimi i Rehovës.
Banorët kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokim të rrugëve nëse qeveria shqiptare nuk e anulon ndërtimin e projektit me VKM.