Veliaj: I jepet fund mësimit me dy turne - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Projekti i nisur nga bashkia për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë, vlerësohet nga Samiti i Kryetarëve të Kryeqyteteve të Europës Juglindore në Sarajevë, si një nga më të mirët. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndërtimi i shkollave zgjidh për herë të parë problemin 30-vjeçar të mësimit me dy turne. Erion Veliaj: ?Jam shumë i lumtur që projekti që u vlerësua më shumë nga Bashkia e Tiranës në Forumin e Samitit të kryeqyteteve ishte ai i 17 shkollave të reja. 17 shkolla që janë jo vetëm epiqendra të dijes, por edhe të jetës komunitare, duke filluar nga shkolla e parë në Kodër-Kamëz, ku bashkia tashmë e ka shpronësuar privatin, për t?i dhënë komunitetit prej 30 mijë banorësh një shkollë pas 30 vitesh?. Shkollat e reja do të ofrojnë një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptim, për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit. ?Ndamë propozimet tona se si edhe në qytete të tjera, procesi i shkollave të konceptuara si qendra komunitare, të hapura 24 orë, me hapësira të bollshme për sport, për takime nga prindërit apo nga anëtarët e tjerë të komunitetit, janë sot filozofia e re, se si shkolla nuk është një vend parkimi 6 orësh për fëmijët, por edhe një hapësirë për gjithë mëhallën dhe komunitetin?. Duke u ndalur te punimet e Samitit të Sarajevës, që bëri bashkë kryebashkiakët e Ballkanit, Veliaj theksoi se ky bashkëpunim i ri është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë prej modeleve dhe eksperiencave të suksesshme nga njëri-tjetri.