Gjiknuri inspekton investimet në rrjetin elektrik në Selenicë: Vlora ka marrë vëmendjen e duhur

2019-05-24 1

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputeti i zonës Vullnet Sinaj dhe drejtori rajonal i OSHEE-së Erion Osmanaj inspektuan investimet e kryera në njësinë administrative Kotë të Bashkisë Selenicë.

?Në Bashkinë Selenicë, në tre vitet e fundit OSHEE ka investuar rreth 177 milion lekë të reja duke përfshirë këtu dhe remontet e mirëmbajtjen. Këtu jemi në kabinën Kota1, në Bashkinë Selenicë. Është investim i kryer nga OSHEE për vitin 2019. Janë rreth 39 milion lekë që mbulon pothuajse gjithë fazën e dytë të zonës së Kotës. Faza e parë përfundoi në fundin e vitit 2017. Tanimë janë katër kabina të tjera ku janë riparuar nga e para dhe gjithë rrjeti i tensionit të mesëm u ndërrua nga përcjellësa dhe kabëll ABC. Do të vazhdojë faza e ndërrimit të matësave. Linja e tensionit të ulët bashkë me matësat siguron që gjithë abonentët e kësaj zone të ketë një furnizim shumë më cilësor me energji elektrike?, u shpreh drejtori rajonal i OSHEE-së.

Deputeti Damian Gjiknuri u shpreh se investimet e kryera në rrjetin elektrik janë shumë të nevojshme dhe përmirësojnë jeten e banorëve të këtyre zonave.

?Në zonë po bëhen shumë investime të tjera dhe jam i bindur se me pushtetin vendor që do e marrë PS me kandidatin e saj në këtë zonë, investimet do të jenë të shumëfishuara. Këto investime të OSHEE janë shumë të domosdoshme e jetike, dua ta falenderoj edhe drejtorin e OSHEE për qarkun e Vlorës që ka bërë një punë të jashtëzakonshem. Me investimet që po bëhen edhe në zona të tjera, Vlora po ta krahasosh me qarqe të tjera ka marrë vëmendjen e duhur. Kjo është falë gjithë punës sonë por dhe mbështetjen e Kryeministrit që ka patur fokus të veçantë Vlorën?, nënvizoi Gjiknuri.

Ndërkaq, deputeti i zonës Vullnet Sinaj falenderoi Operatorin e Shpërndarjes për kryerjen e investimeve.

?Është bërë një punë vërtet e mirë dhe është investuar aty ku duhet, ku njerëzit kanë nevojë. Rrugën është duke e bërë qeveria Rama dhe këto investime të energjisë elektrike ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Nëse kjo zonë u la në harrëse nga qeveritë e nmëparshme për rreth 25 vjet, tanimë është bërë aq sa nuk është bërë në gjithë atë periudhë. Besoj se kjo punë e nisur nga drejtori i OSHEE të vazhdojë akoma për ta mbaruar gjithë zonën. Shpresoj ti japim njëherë e mirë fund asaj shprehjes që era fryn në bregdet ndërsa dritat ikin në Labëri?, theksoi Sinaj.

Free Traffic Exchange