Kosoves i ndalohet fjala ne samitin dixhital

2019-05-24 0

Zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e sotme që ka ndodhur në Beograd në kuadër të samitit Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai ka thënë se Serbia ka provokuar Kosovën, ndërsa e ka ka ftuar BE-në që të sqarojnë pozicionin e vet ndaj provokimeve të tilla.

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës: Edhe në këtë rast Serbia duke thyer secilën marrëveshje sot ka provokuar në mënyrë organizative duke thyer çdo rregull te ministrat perëndimor.

Sipas tij këto provokime janë kundër Pavarësisë së Kosovës.

Behgjet Pacolli, ministër i Jashtëm i Kosovës: Gjatë këtij sesioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojën fjalën dikujt nga publiku. Aty koncentrohen të gjitha kamerat dhe në monitorët prapa panelistëve del teksti që ai person e lexon. Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste. Ne nuk mund t?i pranojmë ato kurrsesi dhe kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës, kundër Pavarësisë së Kosovës. Një gjë e tillë nuk lejohet.

Sipas Pacollit në rast se BE-ja nuk e disiplinon Serbinë Kosova nuk mund të jetë partnere në konferenca të këtij lloji. Si rrallëherë Kosova është duke marrë pjesë në Samitin Digjital që po mbahet në Beograd , ku edhe dje u nënshkrua marrëveshja për heqjen graduale të tarifave të romingut ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tv Klan

Free Traffic Exchange