Rama konfirmon Safet Gjicin në Kukës: Ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne

2019-05-24 0

Kryeministri Edi Rama u takua ditën e sotme me banorë të Kukësit në kuadër të aktivitetit Bashkia që duam, ku konfirmoi rikandidimin e Safet Gjicit në krye të Bashkisë së Kukësit. Rama tha se ka ardhur koha që Bashkinë e Kukësit ta marrë PS për të bërë shumë gjëra që kanë ngelur pa bërë për këtë qytet.

Rama tha se sot çelen punimet për aeroportin e Kukësit duke shtuar se më pas do nisin punimet edhe për ndërtimin e stadiumit, investime të cilat do të sjellin zhvillim urban për qytetin por edhe shumë vende të reja pune për qytetarët e Kukësit.

Kreu i qeverisë nuk la pa thumbuar edhe liderët e opozitës duke thënë se dalin nga parlamenti sepse janë të sigurt që nuk mund të fitojnë përballë PS.

Free Traffic Exchange