Pusetat që po rrezikojnë të 'hanë' kokat e banorëve: Si shpëtoi djali me nusen dhe fëmijët

2019-05-24 1

Pusetat e hapura në rrugën Elbasan- Cërrik janë kthyer në një burim rreziku për banorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve që përshkojnë këtë aks.

Në një vëzhgim të lirë të bërë nga gazetari i Report TV, rreth 55 pusetave u mungojnë kapakët dhe janë zëvendësuar nga goma makinash për të shmangur aksidente me pasoja të rënda. Sipas banorëve, shkak për këtë është bërë jo vetëm vjedhja, por cilësia e dobët e tyre, fakt i pranuar edhe nga vetë kompania që ka ndërtuar rrugën.

"Sektori i emergjencave Civile, drejtori Mustafa Arapi ka kontaktuar me kompaninë që ka ndërtuar rrugën, por ka pranuar se është punuar pa cilësi për kapakët", u shpreh për Report Tv, prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja.