Banorët e Kodër-Kamzës dalin në mbrojtje të shkollës së re: Do jemi këtu çdo ditë

2019-05-24 1

Banorët e Kodër Kamzës në Njësinë Administrative Nr.11 kërkojnë me ngulm ndërtimin e shkollës së re për fëmijët e tyre. Ata kanë dalë sot në mbrojtje të projektit të shkollës së re, duke theksuar se ajo do ti shërbejë rreth 30 mijë banorëve që jetojnë në këtë zonë.

Siç shihet edhe nga pamjet, ata kanë replikuar sot me disa nga studentët që janë organizuar nga Partia Demokratike për të kundërshtuar një nga projektet për ndërtimin e një prej shkollave më moderne që do të ketë Tirana dhe që do të shërbejë si një shkollë e integruar për ciklin nënvjeçar dhe gjimnaz.

Ata shprehet të vendosur që ta mbrojnë këtë projekt, i cili i jep një zgjidhje një problemi të mprehtë të gjithë këtij komuniteti. ?Ne shyqyr që na erdhi kjo ditë, do ta mbrojmë shkollën?, shprehet njëri prej banorëve. ?Janë 30 mijë banorë dhe nuk kemi shkollë, çdo ditë këtu do jemi? thotë një tjetër banorë.

Shkolla në Kodër Kamëz është një nga 17 shkollat e reja që Bashkia e Tiranës ka parashikuar të ndërtojë në gjithë Tiranën, për ti dhënë zgjidhje një herë e mirë mësimit me dy turne dhe për të rritur cilësinë e mësimdhënies.