Rama në Kukës: Ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne

2019-05-24 0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës ku po zhvillon një takim me banorët në kuadër të aktivitetit Bahkia që duam. Ai tha se qeveria do të vijojë punën për ndërtimin e aeroportit dhe stadiumit të cilat sipas tij do të hapin shuëm vende pune për qytetarët e Kukësit. Rama tha se tashmë është koha që Bashkinë ta marrin ata sepse do të bëjnë për Kukësin gjëra që duhet të ishin bërë me kohë.

"Aeroporti është në një pozcion shumë strategjikë sepse mbledh shqiptarët këtej dhe andej kufirit. Do i japë mundësinë cunave të Kukësit të vijnë me shumë pak paund. Disa do vijën për punë dhe fetsa. Ka dhe ida që do vijën për protesta. Parashikohet një fluks prej rreth 300 mijë pasagjerësh në vitin e parë për t ëshkuar deri në 1 milion pasagjerë në vit. Është një projekt që na jep garancinë se do të jetë edhe një gjenearator vendesh pune. Cdo dollar në aviacion përkthehet në 4 dollar përfitim. Ky aeroport do të sjellë një erë të re zhvillimi për të gjitëh zonën. Shëbrimet do të prodhojnë vende pune që pararashikohen të shkojënderi në 12 000. Jemi duke përfunduar edhe projektine stadiumt. Sepse Kukësi e meriton një stadium. Investimi edhe aty do të kryehet sicc jemi zotuar. Së shpejt od të jemi këtu për të filluar punën për ndërtimin e stadiumit. Me ndërtimin e tij do t'i prisni këtu miqë që do vijën. Besoj ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kuëksin shumë gjëra që duhet të ishin bërë me kohë dhe për të dalë nga një situatë që duhen katër muaj për të marrë leje për spitalin. Qeveria vendos fonde për spitalin", tha Rama