Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të Klement Balilit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-24 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas hetimeve disa mujore, prokuroria e krimeve të rënda ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.Organi qendror i akuzës sqaroi se bëhet fjalë për pasuri të shumta, kryesisht sipërfaqe toke, hotele dhe apartamente. Prokuroria ka dyshime të forta se këto prona kanë ardhur nga trafiku i lëndëve narkotike. Ato kanë një vlerë të lartë financiare pasi ndodhen në zonat më të mira të Sarandës.Fjala është për kompleksin luksoz Santa Quaranta me 5 kate e që shtrihet në një sipërfaqe prej 13 mijë metrash katrorë, për një truall prej rreth 12 mijë ketrash katrorë,si dhe për një dyqan të madh e për 23 apartamente.Hetimi për pasurine e te cilesuarit si Eskobari i Ballkanit nisi më 16 nëntor 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda dhe u finalizua me kërkesën drejtuar gjykatës për sekuestro përfundimtare.Klement Balili, ish-drejtues i Transporteve në Sarandë u vetdorëzua në polici më 15 janar të këtij viti, pas një arratise që zgjati më shumë se 2 vjet.Mbi Balilin rëndojnë akuzat e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal, mosdeklarim të pasurisë, si dhe pastrim parash.Aktualisht Balili ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por pretenda ndaj tij ka disa seanca që ka dështuar për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës.