#rtvora
Gjykata e Lezhës la në burg Armand Lukanin ndërsa liroi të motrën e tij Amelda Elezi. Dy të rinjtë nga Vlora u kapën në Lezhë të martën me tre mina me telekomandë.
Mbi Armandin rëndon akuza e "Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve shperthyese dhe i municionit".
Ndërsa Amelda është liruar nga akuza e minave dhe akuzohet vetëm për "prodhim dhe shitje të narkotikëve", pasi në çantë iu gjet marijuanë.
E reja e cila mësohet se është edhe shtatzënë do të qëndrojë në "arrest shtëpie" deri në përfundim të procedimit penal të ngritur ndaj saj.
"Urdhërohet e dyshuara Amelda Elezi që të mos largohet nga banesa ku banon e ndodhur në lagjen "Spile" qyteti Himarë deri në përfundim të procedimit penal të ngritur ndaj saj. Në raste të nevojave urgjente mjekësore për tu paraqitur në qendra shëndetësore apo spital, të njoftojë menjëherë policinë gjyqësore pranë komisariatit të policisë Lezhë".
Gjatë momentit të hyrjes në gjykatë, vëlla e motër shpërthyen në lot, teksa i ati u drejtohej me fjalët: Çfarë na bëtë! Çfarë më bërë o bir!
Babai i tyre duke folur për gazetarët tha se jetojnë në kushte të vëshira ekonomike dhe fëmijët i kishin nisur për punë, nuk kanë lidhje me minat.
Për shkak të gjendjes ekonomike, familjarët nuk kanë patur mundësi as për të paguar avokatin.
Elmi Lukani: Jam babai i Armandit.Çunin e dija se ishte në punë.Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia.Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi.Djali im është i pafajshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vella-e-moter-shperthejne-ne-lot-para-gjykates-babai-nuk-kane-lidhje-me-minat
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz