#rtvora
Shefja e ONM-së gjatë vizitës dyditore në Tiranë i dha mbështetjen shoqërisë cilive, duke e cilësuar si vendimtare në realizimin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Genoveva Calavera shmangu interesin e medias për t?u përgjigjur në lidhje me situatën politike në vend.
Zyrtarja e Lartë e Brukselit nuk ka preferuar të flasë mbi situatën politike dhe ecurinë e reformës në drejtësi 3 muaj para vendimit për hapjen e negociatave.
Genoveva Calavera ka zgjedhur që të gjitha shetqësimet e unionit në lidhje me Shqipërinë t?i paraqesë në takimet kokë më kokë me lideret e politikës.
Bashkimi Europian i ka dhënë të gjithë besimin shoqërisë civile, pa të cilën nuk do të ishte bërë i mundur procesi i vettingut sipas drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian.
Genoveva Calavera: Çdo qeveri demokratike duhet të dëgjojë kritikat e shoqërisë civile. Autoritetet duhet të hapin rrugë për dialog, për reforma me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Procesi i vettingut nuk do të ishte i mundur pa rolin dhe monitorimin e këtyre aktorëve.
Gjatë vizitës së saj dy ditore, shefja e ONM-së Genoveva Calavera ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të KLP-së me fokus reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/calavera-vlereson-rolin-e-shoqerise-civile-ne-vetting-nuk-komenton-krizen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz