RTV Ora – Fermerët e qumështit do të kompensohen me 10 lekë për litër

2019-05-24 0

#rtvora
Fermerët e prodhimit dhe shitjes së qumështit do të kompensohen me 100 lekë të vjetra për çdo litër qumësht të shitur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe u bë publik nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

Sipas tij kjo masë vjen në kohën kur fermerët janë ngritur në protesta pas prekjes nga ndryshimi i skemës së kompensimit të TVSH.

Çuçi: Vendimi i miratuar sot vjen në kohën e duhur dhe është më i favorshëm për fermerët sesa skema e parë e rimbursimit të TVSH 20%. Praktikisht me këtë vendim fermerët do të marrin më shumë lekë për çdo litër qumësht të shitur. Këshilli i Ministrave vendosi që ti japë një financim të dedikuar për fermerët që prodhojnë dhe shesin qumësht. Sipas këtij vendimi fermerët do të përfitojnë një kompensim 100 lekë të vjetra për litër qumështi të shitur.

Çuçi tha se aplikimit fillojnë në datën 22 prill dhe kostoja për fermerët do të jetë zero.

Çuçi: Për të përfituar nga kjo mbështetje fermerët duhet të dorëzojnë pranë AZHBR-së vetëm faturën tatimore të shitjes së qumështit në pikat e përpunimit. Aplikimet fillojnë pranë datës 22 prill pranë zyrave bujqësore në qarqe. Ato do të jenë me kosto zero për fermerët. Është një reagim në kohën e duhur pas ndryshimit të kompensimit të TVSH nga 20% në 6%.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fermeret-e-qumeshtit-do-te-kompensohen-me-10-leke-liter
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange