Report TV - Bashkia Vlorë i jep privatit linjat urbane, nisin protestat: Kush ka vjedhur në burg

2019-05-24 1

Nga data 1 janar 2019 shërbimi i transportit urban publik në Vlorë i është dhënë me vendim të këshillit bashkiak një kompanie private.

Prej ditësh punonjësit e Parkut të Autobusëve të Bashkisë Vlorë kanë nisur një valë protestash, pasi kanë humbur vendin e punës.

Ata e cilësojnë dhënien e shërbimit urbane një kompanie private si një akt korruptiv me pasoja financiare, teksa shtojnë kjo punë ishte e vetmja e ardhur për familjet e tyre.

Janë rreth 60 punonjës, shoferë, faturino, mekanikë, që kanë humbur vendin e punës.

"Ku i ke autobusët ku venë fondet që ishin parashikuar për ne, ku janë subvencionet, pse janë përgjysmuar? ne kërkojmë të futemi prapë në punë"