Në një prononcim për Report Tv, babai i tyre, thotë se nuk kanë lidhje me ngjarjen kriminale. Djali i tij Armand Lukani 23 vjeç, punon në bujqësi - thotë Ilmiu - dhe kurrë më parë nuk është ndaluar nga policia.
"Djali ka qenë në punë, e dija që ishte në punë. Më lajmëruan erdhi policia bëri kontroll, më lajmëruan që është kapur me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Djali nuk ka prodhuar kurrë mina, punonte bujqësi, pastrim, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Djali im nuk është ndaluar kurrë më parë. Nuk kemi marrë avokat, nuk kam mundësi, gjendje ekonomike e dobët. Djali im është i pafajshëm", shprehet për Report Tv, Ilmi Lukani, teksa nuk arrin të mbajë dot lotët.