Qeveria miraton vendimin qe rrit subvencionet per qumeshtin

2019-05-24 0

Pas protestave të fermerëve kundër uljes së kompensimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 20 në 6%, qeveria ka arritur të gjejë një zgjidhje të përbashkët me ta. Duke qenë se blegtorët kanë qenë kategoria më e prekur nga ky vendim, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim i cili ve në dispozicion këtë vit 840 mijë dollarë si subvencion për qumështin që prodhojnë fermerët. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, tha se tashmë të gjithë prodhuesit e qumështit do të marrin subvencion 10 lekë për çdo litër.

"Për të gjitha kategoritë dhe jo siç ishte deri më sot, që përfitonte vetëm qumështi i cilësisë së parë. Aplikimet do të nisin më 22 Prill".

Rregulli përcakton që fondi të mos shpërndajë më shumë se 7 mijë dollarë për një blegtor. Fondet për financimin e subvencionit për qumështin janë marrë nga devijimi i shpenzimeve për disa institucione shtetërore.

Gjatë negociatave të zhvilluara me përfaqësuesit e fermerëve, edhe ky grup ishte dakord me këtë zgjidhje, pasi qumështi ishte produkti që rëndoi më shumë ulja e kompensimit të TVSH-së dhe nuk pati ndikim heqja e kësaj takse për inputet që u miratua në fund të vitit të kaluar.

Tv Klan