Me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, janë bërë ndryshime në nivel shefash komisariatesh në disa qarqe të vendit. Policia thotë në një njoftim zyrtar, se ndryshimet vijnë për t'i dhënë një impuls të ri punës së policisë në goditjen e krimit. Postet e reja i kanë marrë punonjësit e policisë që pas testimit, fituan ngritjen në gradë.