Ndotje masive në Lagunën e Merxhanit në Lezhë, rrezikohet edhe plazhi i Shëngjinit

2019-05-24 4

Laguna e Merxhanit në Lezhë është ndotur masivisht.

Sipërfaqja ujore në këtë lagunë është mbuluar nga algat, duke krijuar një katastrofë ekologjike.

Situata po përsëritet prej tre vitesh, ndërsa nga verifikimet e kryera rezulton se ndotja vjen nga derdhja e ujerave të zeza përmes hidrovorit. Banoret që jetojnë përreth lagunës janë të shqetësuar, pasi ndotja ka krijuar një aromë mjaft të rëndë në zonë dhe në këto kushte kërkojnë që të gjendet zgjidhje.

Specialisti i Mjedisit Jak Gjini thotë se ndotja po krijon një degradim total të biodiversitetit dhe po dëmton habitatet ujore.

Nëse nuk do të ndërhyhet për të eliminuar derdhjen e ujerave të zeza në lagunë edhe bregdetit i Shëngjinit mund preket nga kjo ndotje masive, çka do të dëmtonte rëndë turizmin.