http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Partia Demokratike akuzoi Edi Ramen se ka gënjyer, duke i risjellë ne vëmendje deklaratat e tij për rritjen e pagave për disa kategori. Rritje kjo qe do te hynte ne fuqi ne date 1 Prill.Por i menjëhershëm ishte reagimi i Qeverise, me ane te zëdhënëses Elisa Spiropali, e cila ka ironizuar opozitën.I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë. Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore.Vetëm pak ore pas, ministrja e Financave Anila Denaj me ane te një postimi ne Facebook ka listuar kategoritë qe do përfitojnë nga kjo rritje e pagave, qe hynë ne fuqi ne date 1 prill 2019.Nga kjo politikë do të përfitojnë:· 36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7%· 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7%· 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7%· 3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%· 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%;Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.